.

Rama i le serbët pa fjalë: Bëni viktimën, ja pse Kosova e vendosi taksën

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili edhe për tarifën e Kosovës kundrejt Serbisë. Rama foli më nota negative kundër Serbisë duke thënë se “ka ardhur koha që ti vihet fre viktimizimit të tyre”.

“Ne nuk kemi bërë qëndrim publik sot, nuk kemi ndërruar qëndrim dhe nuk ka qënë lidhur me tarifën, por një koment për tarifat në përgjithësi. është një ceshtje politike dhe tarifa 100 përqind është një tarifë që shkel marrëveshjen e CEFT-ës, por është një vendim politik i Kosovës. Kemi një Serbi që shkel marrëveshjen dhe cfarë nuk ju punon mallrave dhe kamionëve në veri, ndërsa në jug asnjë tarifë. Serbët bëjnë viktimën dhe kërkimi i zgjedhjes finale kur serbët dinë mirë të bëjnë viktimën” u shpreh Rama.