.

Mbledhja në Pejë, Alizoti: Fjalitë e Ramës një skandal politik-diplomatik

I ftuar në “Open” diplomati Tomorr Alizoti ka thënë se kryeministri Rama quan kazan mediat që në fakt janë në shërbim të tij. Alizoti thotë se diskursi i kryeministrit  në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë ishte një skandal diplomatik dhe politik.

 “Nëse Rama i quan mediat kazan kjo është tejet e shëmtuar dhe pa sens.

Mendoj se në këtë vend mediat janë për të. Ku e sheh ai kazanin? Fjalitë e tij janë skandal diplomatik dhe politik. Ne duhet të shtrojmë këto çështje. Çfarë kanë ndryshuar në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri?

 Ka një treg të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Çfarë ka ndodhur mes këtyre dy vendeve?”, u shpreh Alizoti.