.

Largimi i rinisë shqiptare/ Rama: Shifrat flasin ndryshe. Do ikin e do vijnë…

Kryeministri Edi Rama tha në “Open”  se largimet e të  rinjve shqiptarë nga vendi janë noramale, ashtu si për çdo vend të vogël.

“Shifrat flasin ndryshe. Shqiptarët ikin e kthehen. Ikjet nuk ndodhin vetëm me shqiptarët.

Ata janë në një lëvizje të popullisë në zonat ku është pasuria më e madhe.  Shifrat thonë që ikjet më të mëdha në pikëpamjet numerike vjetore është në vitin 2012-2013”, theksoi kreu i qeverisë.