.

Harxhi në ‘Open’: Rama po përdor Kosovën për të mbuluar problemet e….

E ftuar në “Open” me gazetaren Eni Vasili  ish zv-ministrja e Punëve të Jashtme Edith Harxhi u shpreh se nuk e kupton diskursin e kryeministrit Rama referuar mbledhjes së përbashkët të dy shteteve Shqipëri-Kosovë, ku kryeministri bëri deklaratën “What the fuck”.

 

“Diskursin e Ramës se kuptoj. Një kryeministër të Kosovës se kam dëgjuar të flasë me këtë gjuhë.

Angela Merkel nëse do e dëgjonte Ramën në këtë rast do i thoshte: ‘U are done’, pra ‘je i mbaruar’.

“S’kam dëgjuar asnjë kyeministër ti drejtohet Europës me këtë gjuhë.

Rama po përdor Kosovën për të faktorizuar veten e tij.

Por mundohet të mbulojë problemet që ka në Shqipëri duke atakuar Brukselin.

 Në tetor të 2016 mesa di unë mediat kanë shkruar për një takim dhe një marrëveshje të Ramës me Vuçiç.

A ka dhënë Rama ndonjë premtim  për ndarjen e Kosovës?

 A ka lindur këtu abuzimi me fjalën ndarje e Kosovës?”, u shpreh Harxhi.