.

‘Shembja e banesave’/ Plas sherri në ‘Open’: Duma-Pezës: Po sikur të ishte djali tënd aty? Ja si i përgjigjet Peza

 

Me debate është shoqëruar tema për protestën e banorëve në “Astir”. Deputetja e PD, Grida Duma dhe gazetari Alfred Peza kanë replikuar me tone të ashpra me njëri-tjetrin.

 

Peza: Do shqetësohemi nëse qytatarët nuk protestojnë. Duhet ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike deri në fund.

Nga ana tjetër, një qasje nga ajo që pashë qytetari është mirë që të harxhojë energji te zgjidhja dhe zbatimi i procedurave për të shkuar te maksimumi ligjor.

Lame duhet ta vazhdojë komunikimin online me qytetatët. Pajisja me letra me dokumentacion duhet të ndiqet. Inkurajoj dialogun mes institucioneve dhe qytetarëve.

Duma: Për 20 ditë  që janë në rrugë nuk marin letra.

Sa vjeç është djali jot? Mendoje që në emër të babës që për shtëpinë. Të shohësh fëmijën tënd të dalë aty si do ndjehesh? Për shtëpinë e babës….

Peza: Jam me djalin kundër dhunës.

Duma: Ti do dalësh nesër në protestë? Unë nuk distancohem…E kupton dëmin që i bën vetes?

A do shkosh me këtë qytetarin? Mendoje sikur të qe fëmija jot.

Peza: O je me Inën, o distancohu.

Duma: Kjo Ina që e respektooj nuk dha asnjë gjë prej viktime. Heroike u tregua, po mos gënjëni kështu mo.

Peza: Pyetja a është Ina ndrikull apo jo?

Duma: Ti çfarë je?

Peza: Unë jam luan. Po ju nuk distancoheni nga dhuna.