.

Video/”Sa do jetë vlera e dëmshpërblimit?” Grida Duma sfidon ministren: Ke ardhur këtu për të na treguar se sa s’di?

Kanë qenë të shumta debatet mes deputetes së PD-së Grida Duma dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në emisionin “Open” në Top Channel.
Duma e sfidoi ministren duke i thënë që t’i tregojë se sa do jetë shifra që do të paguhet për dëmshpërblimin e banorëve të Unazës së Re.

Manastirliu: Çdo protestë është e drejtë, dhuna nuk është zgjidhje.

Duma: Na jepni një shifër.

Manastirliu: Shifra përcaktohet nga numri i anëtarëve për familje. Ti po bën teatër në kurriz të qytetarëve. Nuk të shkon.

Duma: Po ty të shkon të mos dish një shifër?

Manastirliu: S’jam këtu për të treguar se sa di.

Duma: Je për të treguar se sa s’di? Nëse nuk di më thuaj: Më fal Grida që nuk di. Me taksat tona do e paguajmë.

Manastirliu: Qeraja do jetë në bazë të zonës ku do banojnë.