.

Merr “flakë” Kryemadhi, i kthehet keq Manastirliut: Nuk është humanizëm t’i nxjerrësh shqiptarët në rrugë, ne të dyja jemi…

Një debat i ashpër ndodhi në studion e emisionit “Open” në Top Channel mes kryetares se LSI-së Monika Kryemadhi dhe ministres se Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Më poshtë debati në “Open”: 

Manastirliu: Ne kemi një qeveri që mendon për shqiptarët. Një qeveri që nuk e shkel ligjin. Qeveria garanton për ata që kanë legalizimin që do dëmshpërblehen. Do marrin bonus qeraje.

Kryemadhi: Gerta zemër ty të dua shumë. Por më dëgjo me kujdes. Nuk është humanizëm t’i nxjerrësh shqiptarët në rrugë.

Manastirliu: Ju duhet të distancoheni nga dhuna dhe të jeni me Inën.

Kryemadhi: Jam me Inën, jam me të gjithë banorët e Unazës.

Manastirliu: Bëj thirrje që të mos përdoren politikisht qytetarët. Duhet të zbatohen ligjet nëse nuk ju pëlqejnë ligjet eja në parlament të ndërtojmë ligje.

Kryemadhi: Unë dhe Gerta nuk jemi njerëz të zakonshëm, jemi deputetë dhe jemi përgjegjës. Njerëz të zakonshëm janë ata që dalin në rrugë dhe që përballen me varfërinë.