.

Pas ndarjes së bujshme, ish-i fejuari i Paris Hilton kërkon t’i kthehet unaza 2 mln dollarëshe

Lajmi i ndarjes së Paris Hilton nga i fejuari Chris Zylka pas lidhjes 2 vjeçare, bëri bujë në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale.
Planet ishin që në 2019-ën të kishte dasmë por duket se diçka është thyer në marrëdhënien e tyre.

Sipas ‘TMZ’ ka qenë Hilton ajo që i ka dhënë fund marrëdhënies dhe Chris do kërkojë t’i kthehet unaza.
Kujtojmë se Zylka i ka propozuar në Aspen yllit televiziv me një unazë që kap vlerat e 2 milionë dollarëve. Siç mësohet nga media në fjalë, aktori nuk ja ka kërkuar ende unazën, por pritet ta bëjë shumë shpejt.

Kujtojmë se pak kohë më parë Paris u shpreh: “Ëndërroj një dasmë shumë të bukur dhe një fustan romantik. Më pas dua të kem tre fëmijë, të parën vajzë, do ta quajë London, të dytin djalë, që do të doja ta quaja Milan dhe në fund të tretën sërish vajzë, që do të doja ta quajë Paris!”.

Por kjo marrëdhënie perfekte mori fund, duke shkatërruar gjithça që kishin ndërtuar.