Edhe pse jemi në muajt e ftohtë të vitit, Khloe Kardashian ka vendosur të pozojë me bikini dhe të nxjerrë në plan të parë trupin e saj.
Fotografitë e 34-vjeçares të publikuara në Instagram tregojnë si duket ajo shtatë muaj pasi solli në jetë vajzën e saj nga lidhja me Tristan Thompson.
“Truri juaj është muskul, filloni ta trajnoni që të shihnin anën më pozitive të gjithçkaje. Mendimi pozitiv – ndenja pozitive”- ka shkruar bukuroshja në përshkrim.
Në njërën prej fotografive, Khloe shfaqet e shtrirë duke vënë në pah barkun e rrafshët, ndërsa në imazhet tjera tregon trupin në tërësi.