.

Vetëm një ditë pas dekretimit të Sandër Lleshajt, goditet banda famëkeqe e “Çapajve” në Elbasan

Policia ka ndërmarrë sot një aksion blic në Elbasan, ndërkohë që janë ndaluar 3 persona. Mësohet se aksioni drejtohet nga drejtori i policisë së Elbasanit, Altin Qato.
“BalkanWeb” mëson se disa nga personat e ndaluar janë nga fisi Capja.
Nga të dhënat paraprake mësohet se në një banesë policia ka gjetur një minë me telekomandë dhe një pistoletë.

Vetëm dy ditë më parë Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm dekretuar një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Lleshaj u informua mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa kërkoi performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale. Kujtojmë se Elbasani është përmendur si qyteti i ‘listës se zezë’ për shkak të kriminalitetit.