.

Reshje të dëndura bore në Gramsh, hasen problemet e para

Një tjetër zonë e vendit është mbuluar nga dëbora. Ulja e ndjeshme e menjëhershme e temperaturave ka sjellë stuhi dëbore ne disa zona në Gramsh.

Mësohet se trashësia e dëborës ka arritur në 15 deri 20 cm. Aktualisht nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara por rekomandohet që në disa rrugë rurale të fshatrave të thellë të përdoren zinxhirët.

Ndërkohë mësohet se për shkak të stuhisë së fortë disa fshatra të dy qendrave administrative ka mungesë të energjisë elektrike.

Bora Me Gramsh 2