.

“Mësuesit u bënë presion nxënësve të mos tregonin”, denoncimi te Berisha

“Si mund te transportohen 30-40 nxënës me një ambulancë? I kemi nxjerr nga dritarja pasi dera ishte bllokuar dhe janë transportuar me makina të rastit”. Kjo ka qenë dëshmia një qytetari, i cili u bë dëshmitar i aksidentit të djeshëm që ndodhi në Qafë-Thanë.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka postuar në “Facebook” denoncimin e dëshmitarit dixhital, ndërsa ky i fundit tregon edhe skenën e aksidentit si dhe faktin se ngjarja në fjalë u tentua të fshihej nga mësuesit.

Kujtojmë se dje një autobus me nxënës të një gjimnazi në Roskovec u përfshi në një aksident, e për pasojë disa prej tyre ngelën të plagosur. Sipas qytetarit, në ndihmë të nxënësve të plagosur erdhi vetëm një ambulancë, ndërsa të tjerët u transportuan me makina të rastit. Po ashtu ai tha se nxënësit kishin treguar se shoferi kishte pirë 2 birra, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kishte kaluar edhe një makinë me targa zyrtare, por nuk ndaloi.

DENONCIMI TEK BERISHA
Ndihma e pare mjeksore per femijet e plagosur ne Qaf Thane tejet e vonuar, shoferi kishte hedhur dy birra, femijet i shpetoj Zoti! sb
Pershendetje doktor Berisha, dje rreth ores 16 pasdite ne aksin Qafe Thane-Prrenjas ka ndodhur nje aksident. Nje autobuz me rreth 40 nxenes te nje gjimnazi te bashkise Roskovec u perplas fillimisht me shkembin dhe me pas me anesoret e rruges, fati i mire qe autobuzi nuk perfundoi ne gremine pasi gjysma e tij ngeli jasht ne gremine dhe gjysma ne rruge. Ne ishim makina direkt pas autobusit kemi lajmruar 112 dhe vetem nje ambulance ka ardhur. Si mund te transportohen 30-40 nxenes me nje ambulance? I kemi nxjerr nga dritarja pasi dera ishte bllokur dhe janë transportuar me makina te rastit. Mesueset porositnin nxënësit mos e beni publike, shume kanë thyer këmbët, duart e me fraktura te ndryshme. Urgjenca e Prrenjasit nuk kishte staf. Një nga mesueset komunikonte vazhdimisht me kryetaren e bashkise Roskovec pasi eksursioni ishte organizuar nga bashkia. Nxenesit tregonin qe shoferi kishte pire 2 birra, sipas mendimit tone shpejtësia ishte tej normave te lejuara pavarësisht se rruga kishte lagështirë. Ne momentin e aksidentit aty kaloi dhe nje eskorte me targa zyrtare dhe fenelina ndezur por as qe ndaluan per te dhene ndihmesen e tyre. Anonim te lutem.