.

Grida Duma dhe Monika Kryemadhi gjejnë stilin ideal në veshje

Dy deputetët e opozitës të cilat nuk i shohim më në Parlament, të paktën kemi mundësi t’i shohim në evente të ndryshme. Monika Kryemadhi dhe Grida Duma ishin në koncertin që u organizua në ditëlindjen e gazetares Adela Xhamani dhe një vit pasi ajo humbi jetën në mënyrë të papritur. Në kocert kishte edhe deputetë të tyjera të LSI si Klajda Gjosha dhe Nora Malaj.
Ajo që na ra në sy ishte veshja e veçantë e deputetes demokrate Grida Duma. Ajo po shfaqet vazhdimisht me një look shumë më sport dhe më rinor. Që tek prerja e flokëve disi të çregullta dhe me baluke dhe deri tek përdorimi i pantallonave. Në fakt duket shumë bukur. Ndërkohë në koncert patëm mundësi të shohim edhe të birin, Darienin i cili ishte bërë më i gjatë se mami, një djalë mjaft sharmant.
Veshja e Monka Kryemadhit gjithashtu ishte shumë sport dhe vajzërore. Tani që ka humbur disa kilogramë, Kryemadhi mund të veshë pantallonat xhinse dhe të duket mjaft bukur me to madje. Por edhe bluza e marrë në vendin e shenjtë Međugorje, Bosnje aty ku tre fëmijëve iu shfaq Madonna, i shkonte mjaft me pantallonat dhe me siguri që Monika Kryemadhi e vesh jo thjesht për kombinim, por edhe për mbarësi. Në fund të koncertit, deputetët dhe artistët bënë foto së bashku.

 


Array
(
    [ids] => 115337,115336,115335,115334
    [src] => Array
        (
        )

)