.

Si t’i lexojmë mesazhet e Presidentit Meta në “Open”

Mbrëmë, Presidenti i vendit Zoti Ilir Meta, ishte i ftuar në një intervistë përballë gazetares Eni Vasili në emisionin politik “Open”. Në fakt temat për tu diskutuar me Presidentin e Republikës janë të shumta, kështu që mendimi dhe qëndrimi i zotit Meta mbi to, padyshim që është i rëndësishëm.
Çështja më e nxehtë është ajo e arsyeve të mosdekretimit të Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm. Në fakt gazetarja Vasili ngulmoi shumë për të marrë një përgjigje shterruese nga Presidenti mbi këtë temë dhe çfarë do vendosë ai me kërkesën e dytë të dërguar në Presidencë nga Kryeministri Edi Rama, për dekretimin e Lleshajt.
Ilir Meta u shpreh se nuk do t’ja lejonte asnjëherë vetes të shkelte Kushtetutën, lidhur me këtë temë: “Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë, kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në interes të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, – u shpreh Meta.
Por a do ta dekretojë herën e dytë?: “Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të Ramës për të propozuar sërish kandidaturën e zotit Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë. Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtueshme me Kushtetutë. Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpunoj për të sqaruar. Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e kushtetutës është një përgjegjësi e madhe e presidentit”, tha Meta.
I pyetur mbi qëndrimet kritike dhe ironike të Kryeministrit Rama në drejtim të Metës, ky i fundit nuk ia ktheu me të njëjtën monedhë, edhe pse Rama në Parlament tha që nuk do të donte të kishim një president qesharak. Meta e kaloi me një batutë këtë moment: “Do ta ketë për ndonjë president tjetër se emrin tim nuk e përmendi gjëkundi.”
Por teksa ka komentuar në “Open” shprehjen e përdorur nga kryeministri Rama se “politika është lojë shahu”, aty ka dashur të jetë i prerë për të treguar se ai politikën e sheh ndryshe nga Rama dhe për të nuk është fare lojë sipas tij:. “As shah, as tragjedi, s’mund të jetë politika. Unë e shoh politikën si politika e presidentit të Republikës.
Ligjërata ka marrë formën e akuzave të drejtpërdrejta ndaj qeverisjes së Ramës, teksa Meta ka bërë me faj këtë qeverisje për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre.
“Përmes konflikeve të panumërta, shmanget vëmendja nga çështjet esenciale. Kemi njerëz që duan të largohen nga vendi, për fat të keq kjo është e rëndë, sidomos për njerëzit me aftësi krijuese. I takon maxhorancës të bëjë përpjekje. Është e lehtë të fajësosh opozitën, ama maxhoranca duhet të marë më shumë përgjgjësi”, deklaroi Meta”, tha Meta.
Dhe kur jemi tek përgjegjësitë e maxhorancës, Meta i kujtoi se do të jetë ajo përgjegjëse nëse Tahiri emërohet si zëvendësministër.
Por Meta nuk i kurseu kritikat edhe për opozitën. Duke qenë në një pozicion ku duhet të jetë mbi palët, ai pohoi se nuk është dakord me bojkotin e opozitës, ku bën pjesë në fakt edhe forca politike e LSI që drejton bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.
“Vendi i opozitës është në institucione, sado jo cilësorë të jenë. Është shumë më mirë të luftohet atje sesa të bojkotohet…s’jam për bojkotin.” – u shpreh Meta.
Presidenti Ilir Meta ka komentuar në studion e “Open” edhe ngjarjen në Bularat, ku mbeti i vrarë 35 vjeçari Kostandinos Kacifa. Meta tha se kjo ishte një ngjarje jo rastësore dhe se duhet të ruajme qetësinë në ngjarje të tilla.
“Është e rëndësishme të bëhet një analizë më e plotë e të një situate të tillë. Duhet të përgatitemi për provokime të tjera, nuk është rastësi. Është stisje e problemeve të paqëna në funksion të axhendave të ndryshme, që si shërbejnë paqes në rajon.I kam paralajmëruar shërbimet tona që ta hapin sytë. Duhen menaxhuar me shumë qetësi këto situata. Kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe përpjekje për të shkallëzuar tensione të panvojshme”, u shpeh Meta.
I pyetur nga gazetarja Eni Vasili lidhur me deklaratën e ish-ministrit grek Nikos Kotzias i cilipohoise se ushtria greke refuzon të njohë kufijtë me vendin tone, ai tha: “Do doja që të ishte një fake neës. Nëse është e vërtetë edhe shumë nuk do tronditesha, por duhet të ruajmë qetësinë, se forcat tona të armatosuara i dinë kufijtë”./hapur.al