.

Rama tregon një histori të dhimbshme me bixhozin: Është e pabesueshme….

Edi Rama tregoi në studion e shqiptarëve në News24 një histori me bixhozin që i kishte mbetur në mendje.

“Mu kujtua historia një familjeje që e kam njohur vetë. Është e pabesueshme, djali ishte përfshire në bixhoz shumë fortë, babai përballej me borxhet e djalit. Në një moment të caktuar u mblodhën shumë borxhe, sa familja u detyrua ta hiqte djalin nga vendi, rrezikonte nga njerëzit që kërkonin lekë.

E çuan djalin jashtë por ra babai në kurthin e këtij vesi. Nga dëshpërimi, u futën në bixhoz, humbën shtëpinë, ata janë jashtë. Nusja e djalit dhe fëmija janë këtu në Shqipëri. Jetojnë në kushte shumë të vështira. Humbën biznesin dhe shtëpinë çdo gjë”, tregoi Rama në studio.