.

Rama: Kam luajtur një herë bixhoz në Berlin, ne shqiptarëve na pëlqen sfida me fatin

 

 

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer eksperiencën e tij të parë me bixhozin.

I ftuar në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” Rama tregon se ka luajtur bixhoz  në Berlin, në 1992 dhe ka dalë humbës.

“Kam luajtur njëherë bixhoz në vitin 1992 në Berlin. Isha duke ecur atje luhej në rrugë. Ishte loja me tre kupa dhe një gogël, ishin turq ose arabë ata që luanin me kupa duke i ngatërruar. Ti vendosje 5 marka, 5 marka për mua ishin goxha në atë kohë. Nuk fitova humba, thashë unë nuk e bëj më këtë. Praktikisht të gjithë humbnin. Kur e hapi kupën nuk kishte asgjë. Elvisi e di shume me mire se sa unë. Ne shqiptarët na pëlqen ta sfidojmë fatin. Libri i shenjtë thotë mos u merr me baste”, tha Rama.