.

Pse Meta e dekretoi sot Sandër Lleshin si ministër? Ja si përgjigjet Presidenti

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar arsyen e shtyrjes së dekretimit të Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.

“Dje kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtës, e cila duhet në përputhje me Kushtetutën të bënte lirimin nga statusi i gjeneralit. Është arsye kushtetuese. Arsyeja ime është kjo, për mua s’është e vogël, por është arsye kushtetuese”, tha presidenti Meta.

Çani: Mund ta dekretoje si ministër pastaj ta dekretoje si gjeneral?

Meta: Ata e bëjnë si muhabet, unë se bëj si muhabet….