.

Policia jep detaje për aksidentin në Qafë Thanë: 7 nxënës të plagosur

Pasditen e sotme ndodhi një aksident i rëndë në Qafë Thanë, ku një autobus me gjimnazistë të një shkolle në Roskovec doli nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 7 nxënës.

Policia bën me dije se të plagosurit pas ndihmës mjekësore do të transportohen me një autobus tjetër për në banesat e tyre.

“Më datë 16.11.2018, rreth orës 17:00, në Qaf Thanë, Autobuzi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ku në këtë autobuz udhëtonin nxënës të një shkolle të Rroskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit te mjetit ka dale nga rruga ku per pasojë u lënduan lehtë shtetasit : L. V., 17 vjeçe, E.D. 15 vjeç, N. H. 17 vjeçe, .B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç, M.V., të cilët pas kontrollit mjeksor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit”- thuhet në njoftimin e policisë.