.

Përplasen dy motorë në Tiranë, plagosen drejtuesit

 

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Dy motorë janë përplasur midis tyre dhe për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e tyre, njëri prej të cilëve pa leje drejtimi.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për H. V., dhe M. K., vjeç 28 dhe 20, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar motoçikletën e tij shtetasi H. V., ka aksidentuar motoçikletën me drejtues shtetasin M. K., i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.