.

Panairi i Librit/ Lexues të shumtë mblidhen për Ismail Kadarenë, cili është libri i ri që sjell shkrimtari i njohur

Edicioni i 21 i Panairit të Librit në Shqipëri mirëpriti edhe këtë vit lexues të shumtë në Pallatin e Kongreseve.
Në këtë panair janë të pranishëm autorë dhe shkrimtarë të shumtë, të cilët kanë ardhur me krijimtaritë e tyre letrare për t’i shpalosur me lexuesit.

Ajo që ra në sy ishte fakti se shkrimtari i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare ka sjellë librin më të ri, me titull: “Kur sunduesit grinden”.

Të shumtë ishin lexuesit, të cilët kanë qëndruar para stendës së shtëpisë botuese ku ndodhet edhe Kadare për të marrë një autograf nga shkrimtari i nominuar disa herë për Çmimin Nobel” për letërsi.