.

Meta e konfirmon: E dekretova Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, nuk është fake news

Vetë presidenti Ilir Meta e konfirmoi në emisionin “Zonë e Lirë” që e dekretoi Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

“Po është e vërtetë, nuk është fake news”, u shpreh presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë që kjo ishte hera e dytë që kryeministri Edi Rama i ka çuar kreut të shtetit letër për dekretimin e Lleshit si ministër. Deri më sot Lleshi mbante pozicionin e zëvendësministrit. Po ditën e sotme Meta ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshit nga grada Gjeneral.