.

Meta e dekretoi, reagon Basha: Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq, sa kohë që…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas dekretit të Presidentit Meta për Sandër Lleshaj. Ai thotë se Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq.

“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”, shkruan Basha.

Kujtojmë që kjo ishte hera e dytë që kryeministri Edi Rama i ka çuar kreut të shtetit letër për dekretimin e Lleshit si ministër. Po ditën e sotme Meta ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshit nga grada Gjeneral.