.

“Injorantë dhe negativë”, Enca nuk duron më dhe reagon ndaj kritikëve: Ndonjë ku*vë e cekët…

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka ndryshuar së fundmi look duke u kthyer në bionde.Ajo ka publikuar një set fotografik për të treguar transformimin, por mesa duket pozicioni që ka marrë në foto ka shkaktuar reagime negative.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtares i “vërsulen” me komente, pasi ka patur edhe poza më provokuese të cilat kanë ngjallur reagime.

https://www.instagram.com/p/BqNFcvcgV5G/

Me anë të një postimi në storyt e Instagramit ditën e sotme ajo i ka kthyer përgjigje të gjithë personave që i shkruajnë se është një shembull i keq për fansat e saj.

“Çdo herë që ndonjë ku*vë e cekët do të më gjykojë apo të flasë keq për mua duke thënë se nuk jam një vajzë e mirë ose sa model i keq jam duke u bazuar në ato që vesh në videoklipet e mia…Unë kam vetëm një përgjigje për ju: Unë jam një Popstar dhe ti nuk je”-shkruan këngëtarja.

E si për të sqaruar dhe arsyen pse e ka bërë këtë deklaratë ajo shkruan pak më poshtë: “I urrej njerëzit injorantë apo negativë, ju lutem mos më ndiqni, ndiqni ndonjë të famshëm hipokrit që ka të njëjtin nivel injorance me ju.”

Kështu Enca do të na tregojë se tekstet e këngëve të saj apo mënyra se si shfaqet në videoklipe nuk tregon detyrimisht dhe se si është ajo në të vërtetë por janë pjesë e performancës si artistet e pop-it.