.

Gjendet e vdekur në banesë aktorja e njohur, zbulohet sëmundja nga e cila vuante

Gjendet e vdekur në banesën e saj, ish bashkëshortja e reperit të njohur Didi me të cilin ka dhe 3 fëmijë.
Modelja e njohur Kim Porter, ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në banesë e saj në Los Angeles.
Ajo u bë e njohur me rolin e saj në filmin ‘Mama i want to sing’.

Një burim pranë 47-vjeçares thotë se ajo kishte disa javë që vuante nga pneumonia, por është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e saj. Pritet që të dalë autopsia për të shpjeguar më qartë se cili ishte shkaku i vdekjes së aktores.