.

Edhe fëmijët indinjohen me Renaton, kjo video do t’ju shkrijë gazit

Sjella e tij në “Hell’s Kitchen” është bërë kryefjala e momentit dhe jo vetëm aktorët e Portokallisë, por edhe fëmijët e vegjël kanë nisur të imitojnë Renato Mekollin.

Teksa ndodhej ditën e sotme në Panairin e Librit në Tiranë, ai ka takuar dy fëmijë të vegjël, të cilët kanë imituar sjelljen e tij gjatë spektaklit.

“Ka qimeee! Po pse kështu pritet kjo? Me delikatesë”, janë disa prej fjalëve që ata i kanë thënë Renatos, i cili është shkrirë së qeshuri nga imitimi i tyre.

“Dhe fëmijë të irrituar shfaqen në stendë.”- ka shkruar Renato në videon e publikuar./xing.al

https://www.instagram.com/p/BqNZFXqBYBA/?utm_source=ig_embed