.

Dikur e përbuznin, 24-vjeçarja pas operacioneve plastike ‘i çmend’ të gjithë meshkujt

Dikur në shkollë e tallnin shumë për pamjen e saj, saqë 24-vjeçarja Celine Centino nga Zvicra justifikohej asokohe sikur ishte sëmurë që të mos shkonte në mësim.

Ajo kurseu të gjitha shpenzimet e saj duke punuar si stiliste flokësh dhe kreu operacione të shumta plastike, që e kanë shndërruar në një femër super seksi, pas së cilës meshkujt tashmë lënë kokën.

Celine shpenzoi plot 42 mijë euro për operacionet e saj; zmadhim gjoksi 3 herë, ndërhyrje në hundë, mbushje në fytyrë, buzë dhe mjeker.

“Kam kursyer shumë para sa isha adoleshente. Nuk dola kurrë në piknik apo në klube nate derisa mbusha 18. Kam punuar shumë dhe i kam shpenzuar të gjitha paratë në operacionet e mia. Tani ndihem kaq mirë për veten dhe më në fund jam e lumtur që mund të jetoj jetën që kam dashur gjithmonë. Nëse dikush thotë ndonjë gjë të keqe për mua, nuk më intereson. Askush nuk mund të më lëndojë më. Marr re reagime të ndryshme; disa njerëz thonë se dukem mirë dhe të tjerët thonë se jam e gjitha plastike. Por reagimet janë më pozitive se negative dhe meshkujt çmenden pas meje.”- ka rrëfyer ajo për Mail Online.