.

Borë në fundjavë, ulje drastike e temperaturave

Ashtu si ishte parashikuar dita e sotme ka shenuar edhe nisjen e reshjeve te bores, duke zbardhur Dardhen.

Meteoalb ben me dije se jo vetem kjo fundjave, por edhe java qe vjen do te nise me reshje shiu dhe debore ne zonat malore, nderkohe qe temperaturat do te jene te uleta.

Fundjava paraqitet e paqëndrueshme, ku vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje dëbore në zonat malore dhe shira të dobët në pjesën tjetër, kryesisht në jug të vendit. Po ashtu, java tjetër do të nisë me reshje shiu e dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit vijojnë të ulëta deri nga e mërkura tjetër kur pritet rritje graduale e tyre.