.

“Vitore Tusha në krye të KLSH”/ Presidenti Meta tregon pse e përzgjodhi gjyqtaren

Presidenti Ilir Meta përzgjodhi Vitore Tushën si kandidate për Kryetare e Kontrollit të Lartë të Shtetit. I ftuar në emisionin “Open” ai ka treguar edhe arsyen se pse e përzgjodhi.

“Vitore Tusha si anëtare e gjykatës Kushtetuese nuk ka të drejtë për të fituar një mandat të dytë në Kushtetuese edhe mund të ishte larguar duke iu shmangur vettingut, por ka qëndruar dhe e ka kaluar vettingun. E kam propozuar sepse dua t’i kontribuoj forcimit dhe pavarësisë të këtij institucioni që bën vettingun e institucioneve të tjera. Zonja ka një karrierë të mirë dhe solide në drejtësi dhe nuk ka pasur asnjë angazhim të karakterit ose partiak. Eshtë figurë me integritet dhe do t’i kontribuojë forcimit dhe pavarësisë së institucioneve.”, u shpreh Meta.