.

Tahiri do të emërohet zv.ministër? Meta: Ja kush mban përgjegjësi nëse emërohet

Presidenti Ilir Meta e firmosi dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sa i përket kësaj çështje ai u shpreh se “ajo që mund të them është se ai u përpoq të realizonte disa aksione të rëndësishme. Shpresoj që më të forta të bëhen në të ardhmen. Bëri përpjekje të rëndësishme për të vendosur një autoritet të policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndarjen të një periudhe të mëparshme.”

Eni Vasili: Thuhet se Tahiri do të emërohet si zëvendësministër.

Meta: Janë çështje të forcave politike dhe qeveria mban përgjegjësi për çdo emërim të saj.