.

Meta u përgjigjet në “Open” batutave të kryeministrit: Numrin e Gruevskit? Nuk kam as numrin e Ramës(Video)

I ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk e ka numrin e celularit të Kryeministrit Edi Rama dhe se komunikimi mes tyre kryhet me anë të protokollit.
Pas ndërhyrjes së gazetares Eni Vasili, e cila solli në vëmendje intervistën e kryeministrit Rama ku gazetari Nikoll Lesi i rekomandoi kryeministrit te merrte numrin e ish-kryeministrit maqedonas të arratisur, Nikolla Gruevski. Me humor kryeministri u përgjigj se numrin e Gruevskit do e merrte te Presidenti.

Këtyre batutave Meta ju përgjigj: “As numrin e Gruevskit nuk e kam, por as të Ramës nuk e kam se komunikojmë nëpërmjet kabineteve”.