.

Meta ndaj Kotzias: E rëndësishme që kufijtë i di mirë ushtria shqiptare

Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarja Eni Vasili lidhur me deklaratën e ish-ministrit grek Nikos Kotzias i cili deklaroi se se ushtria greke refuzon të njohë kufijtë me vendin tonë.

Eni Vasili: Ish ministri grek Kotzias ka deklaruar se ushtria greke refuzon të njohë kufijtë me vendin tonë. Si e komentoni?

Ilir Meta: Do doja që të ishte një fake news. Nëse është e vërtetë edhe shumë nuk do tronditesha, por duhet të ruajmë qetësinë, se forcat tona të armatosuara i dinë kufijtë.