.

Meta komenton ngjarjen në Bularat: Të përgatitemi për provokime të tjera, i kam paralajmëruar shërbimet tona që…(Video)

Presidenti Ilir Meta ka komentuar në studion e “Open” ngjarjen në Bularat, ku mbeti i vrarë 35 vjeçari Kostandinos Kacifa. Meta tha se kjo ishte një ngjarje jo rastësore dhe se duhet të ruajme qetësinë në ngjarje të tilla.

“Është e rëndësishme të bëhet një analizë më e plotë e të një situate të tillë. Duhet të përgatitemi për provokime të tjera, nuk është rastësi. Është stisje e problemeve të paqëna në funksion të axhendave të ndryshme, që si shërbejnë paqes në rajon.

I kam paralajmëruar shërbimet tona që ta hapin sytë. Duhen menaxhuar me shumë qetësi këto situata. Kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe përpjekje për të shkallëzuar tensione të panvojshme”, u shpeh Meta.