.

“Lufta kundër krimit të organizuar”/ Meta pas dorëheqjes së Xhafajt: U përpoq të realizonte aksione që më parë…

Presidenti Ilir Meta e firmosi dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sa i përket kësaj çështje kreu i shtetit u shpreh se Xhafaj u përpoq të realizonte disa aksione të rëndësishme dhe bëri përpjekje të rëndësishme për të vendosur një autoritet të policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndarjen të një periudhe të mëparshme

“Ajo që mund të them është se ai u përpoq të realizonte disa aksione të rëndësishme. Shpresoj që më të forta të bëhen në të ardhmen. Bëri përpjekje të rëndësishme për të vendosur një autoritet të policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndarjen të një periudhe të mëparshme.”, u shpreh kreu i Shtetit.