.

Gruevski u largua nga Shqipëria drejt Malit të Zi me makinën e ambasadës hungareze, ja kush e shoqëronte

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga Shqipëria me makinen e ambasades hungareze në Tiranë. Burime policore thanë për “Balkanweb” se ish kreu i qeverisë Maqedonase ka kaluar nga pika doganore e Hanit të Hotit, në datë 11 nëntor.

Mësohet se Gruevski ka udhëtuar nga Hani i Hotit për në Mal të Zi me një makinë të ambasadës hungareze, me targa CD1013A. Ish kryeministri maqedonas ka kaluar në orën 11:00 në pikën doganore për në drejtim të Malit të Zi, duke paraqitur kartën e identitetit. Ndërsa dy punonjësit e ambasadës kanë paraqitur pranë policisë kufitare, pasaportë diplomatike.

Në makinë bashkë me të ndodheshin shoferi i ambasadës hungareze në Tiranës si edhe një punënonjës i saj. Makina është kthyer në Shqipëri rreth 45 minuta më vonë, por pa Gruevskin.

Sakaq nuk dihen ende se nga cila pikë doganore ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevksi ka hyrë në vendin tonë, cështje e cila po hetohet nga policia shqiptare. Theksohet fakti se Nikola Gruevski u shpall në kërkim ndërkombëtar më 13 nëntor.

Përmes një statusi në Facebook, ai njoftoi se ndodhej në Budapest ku ka kërkuar strehim politik nga autoritetet hungareze atje. Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro. /Balkanweb