.

Deklarata shokuese e ministrit: Nuk kam përdorur kurrë një kompjuter dhe nuk e di ç’është një USB

Ndonëse jetojmë në një kohë kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme, ku secili disponon një kompjuter apo një USB për hedhjen e materialeve të ndyshme, nuk mund të themi të njëjtën gjë për ministrin e Japonisë.

Ministri japonez përgjegjës për sigurinë informatike ka pranuar që nuk ka përdorur asnjëherë në jetën e tij një kompjuter dhe që nuk e di se çfare është një Usb.

Yoshitaka Sakurada, 68 vjeç, është zëvendësshefi i njësisë për strategjinë e sigurisë informatike të qeverisë dhe gjithashtu ministër i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, që Tokio do të organizojë në 2020.

Gjatë një seance në komisionin parlamentar të mërkurën, ai pranoi mangësinë e tij se prej moshës 25 vjeç ishte ndihmuar gjithnjë nga punonjësit e tij apo sekretarët, pra nuk kishte përdorur kurrë kompjuter.
Ai u tregua si i përhumbur ndërsa e pyetën nëse çelësat USB ishin përdorur në centralet bërthamore.