.

 “Bojkoti i opozitës në parlament”, Meta: Vendi i opozitës është në institucione, më mirë të luftohet sesa…

I ftuar në emisionin në”Open” me gazetare Eni Vasilin, presidenti Meta është pyetur lidhur me bojkotin e opozitës në parlament e cila rrezikon të djegë edhe mandatet nëse nuk paraqitet në dhjetor në seancë.

Eni Vasili: Keni drejtuar kuvendin për katër vjet. Si e komentoni bojkotin e opozitës në parlament?

“Kjo është një pyetje që nuk ka asnjë ekuivok për mua. Padyshim që vendi i opozitës është në institucione, sado le të themi jo cilësore të jenë ato në kuptimin e funksionimit të demokracisë, por është shumë mirë të luftohet atje se sa të bojkotohet. Unë nuk kam qenë asnjëherë për bojkotin e institucioneve”, u shpreh Meta.