.

Arratisja e Gruevskit nga Maqedonia/ Meta në “Open”: Pranoi fajin (Video)

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria. Këtë e konfirmoi edhe Policia e Shtetit.

Sakaq i ftuar në emisionin “Open” Presidenti Ilir Meta u shpreh se kjo është një çështje që i përket autoriteteve përgjegjëse në vendin tonë, ndërsa shtoi se në një mënyrë largimi i Gruevskit nga Maqedonia është pranim i fajit nga ai.

“Janë çështje që autoritetet përgjegjëse duhet të merren. Por unë them se largimi i tij nga vendi është një tregues dobësie, pasi pa ndërhyrë në çështjen në fjalë. Shmangia nga drejtësia është e papranueshme dhe në një mënyrë është një pranim i fajësisë”, tha Meta.