.

Veliaj sqaron deklaratën e djeshme: Ja cilët quajta shpellarë, shpronësime 100% edhe pse…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së mbrëmshme tek “Unaza e re” në Tiranë, ku banorët shpërthyen në thirrje plot revoltë pas etiketimit si shpellarë dhe akuzave në adresë të tij.

“Sqarim:

-shpellare quajta deputetet e Saliut qe i sulen barbarisht zonjave police te bashkise! S’i quaj dot deputete keta prehistorike.

– Saliu i vrau me plumba ne mish ne bulevard, le me t’i lejonte te dera

– Shpronesimet 100% edhe pse shumica lloto, lavazhe e 8 kate pa leje”, është shprehur Veliaj në një postim në Twitter.

Ditën e djeshme banorët e zonës së “Unazës së Re”, protestuan para Bashkisë së Tiranës, ku tentuan dhe të hynin brenda godinës, Veliaj reagoi pak orë më vonë.

Në një reagim kreu i bashkisë tha se protesta e banorëve po shtyhet nga PD.

“Fatmirësisht shumica e qytetarëve do që unaza të bëhet. Mjafton të pyesni qytetarët që janë sot te Bulevardi i Ri dhe të shikoni çfarë mrekullie ka dalë bulevardi i ri për qytetin dhe si po zhvillohet Tirana aty. Ishte po e njëjta parti me këtë stilin shpellar, dhuno, prish, blloko, jo po s’duam, jo po mos e prek. Ja ku është sot bulevardi. Kush do dëshmi mjafton të bëjë rrugën nga TEG te Fabrika e Miellit për 3 minuta. Pyesni njerëzit te Komuna e Parisit, pyesni njerëzit te Liqeni i Thatë, pyesni njerëzit në farkë dhe në Lundër, pyesni njerëzit që shkojnë në të gjithë pjesën juglindore të Shqipërisë për të dalë në Elbasan”, ishte ky reagimi i Veliajt.


Array
(
    [ids] => 114412,114413,114414,114415
    [src] => Array
        (
        )

)