.

Shitet diamanti më i rrallë në botë, ngjyra e tij rozë bëri për vete këtë markë të njohur.Ja çmimi marramendës

Diamanti më i famshëm në botë, the Pink Legacy ka qenë pronë e familjes Oppenheimer, që ka pasur në zotërim kompaninë e minierave De Beers, por u shit së fundmi në ankand.
Guri i rrallë është shitur për 50.3 milionë dollarë në një ankand në Gjenevë. Diamanti 19-karatësh u ble nga marka e njohur amerikane Harry Winston.

Rahul Kadakia, kreu i Departamentit Ndërkombëtar të Bizhuterive të Christie’s, ka deklaruar se guri është i vetmi në këtë ngjyrë dhe konsiderohet si një prej më të jashtëzakonshmëve në botë.

Ai vlerësohej nga 30-50 milionë dollarë dhe është shitur vetëm 5 minuta pasi ka dalë në ankand.