.

Ronaldo i habiti të gjithë në restorantin në Londër, paguan 31 mijë euro për…

 

Kristiano Ronaldo së bashku me partneren e tij, Xheorxhina Rodrigezin ndodhen në Londër. Portugezi ka ndjekur nga afër kompeticionin e tenisit si dhe ka festuar për herë të parë ditëlindjen e vajzës së tij Alana Martina.

Lojtari i Juventusit ka dashur që ta festojë në mënyrën më të mirë ditëlindjen e vajzës së tij, teksa bëhet me dije se ka harxhuar plot 31 mijë euro vetëm me dy shishe vetë. Fillimisht ai ka marrë “Richenbourd Grand Cru” që është vera më e shtrenjtë në botë 20 mijë euro, ndërsa më vonë kishte marrë edhe një “Pomerol Petrus” të vitit 1982 që ka kushtuar plot 11 mijë euro.