.

Rama debat me gazetarin/ “E shkarkove Xhafajn? Rama: Ai ka gojë vetë, e ka shprehur….

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshmen.

I ftuar në studion e emisionit “Repolitix” në Report Tv, gazetari Nikollë Lesi, iu drejtua Ramës: E dëbove apo dha dorëheqjen kjo është një çështje që ha detyrim….

Rama: S’ka asnjë diskutim se s’kam pas asnjë arsye…Ka dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë dhe do ketë respektin tim në punën që ka bërë.

Më tej, Lesi foli edhe për deklaratat e Astrit Avdylit, në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, të arrestuar në kuadër të aksionit policor “Vol-Vo 4”.

“Janë gjëra groteske se ata që i referohesh i ka arrestuar kjo polici”,tha Rama.

Më tej, Lesi tha se ka informacione se Rama nuk fliste me ish-ministrin Fatmir Xhafaj.

“E pavërtetë”, e kundërshtoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se Xhafaj ishte “i zgjedhur nga unë, i mbështetur nga unë dhe i tërhequr nga detyra me vullnetin e tij të lirë. Ai ka gojë vetë, e ka shprehur vetë, dhe të tjerat janë broçkulla që ziejnë në kazanin mediatik”.