.

Njihuni me “Pyllin i vdekjes”, ja në cilin qytet të Shqipërisë ndodhet dhe të vërtetat që fshihen aty

Shqipëria është e njohur për bukurinë e pyjeve të saj, por në Fier një pyll është i njohur më shumë për emrin e tij sesa për bukurinë. Pylli që ndodhet afër plazhit të Semanit mban emrin “Pylli i Vdekjes”.

E ka marrë këtë emër sepse në kohën e regjimit komunist aty kryheshin ekzekutimet e të dënuarve politik.

Zona afër pylli është e pabanuar ndaj dhe mendohet se është përzgjedhur nga diktatori Hoxha si vendi ku do të pushkatoheshin, ata që ai kishte vendosur t’i quante armiqtë e popullit.

Edhe pse zona pranë tij ishte e pabanuar, ulërimat e të burgosurve dëgjoheshin deri larg. Ata ekzekutoheshin aty dhe më pas zgjidheshin vende të tjera për t’i varrosur, shpesh edhe në varre masive.