.

Kapet në Itali shqiptari me 50 mijë euro kokainë


Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi e kishte kthyer banesën e një të njohuri në një qendër të vërtetë të operacioneve të drogës. Zbulimi u bë nga patrulla e policisë në Fermo, të cilët kanë konfiskuar më shumë se një gjysmë kile kokainë, duke çuar në pranga një shqiptar.

Shqiptari u përpoq më kot të hiqte qafe një dozë kokainë që kishte me vete kur kuptoi praninë e policisë. Përveç dozës, ai u përpoq të fshihte edhe çelësat e apartamentit, bazë e fshehtë operacionale.

Agjentët më pas, bastisën dhomat në banesë duke ushtruar kontrolle të imtësishme, ku u gjetën rreth 630 gram kokainë si dhe 3 doza të gatshme për trafikim. Gjithashtu, u gjetën pajisje për paketimin e drogës.
Sasia e drogës së kapur, do të “prihej” në rreth dy mijë doza duke i sjellë atij një fitim prej 50 mijë eurosh.