.

Ardi Veliu do largohet nga drejtimi i Policisë me ardhjen e Lleshit? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisonin “Repolitix” i pyetur nëse do të largohet apo jo Ardi Veliu nga detyra me ardhjen në detyrë të Sandër Lleshit u shpreh: “As jam marrë as kam ndërmend të merrem. S’është gjykimi dhe zgjedhja ime në zgjedhjen e drejtorin”.

Ndërkohë, i pyetur nëse është apo jo i kënaqur me punën e Velit, Rama tha se se që “nga viti 2014 e deri më sot policia ka bërë një punë shumë të mirë.

“Nëse krahasoni policinë sot me policinë e para 5 vitesh nuk e di se si mund të shihet dallimi i natës me ditës”, u shpreh Rama.