.

Largimi i zëdhënësit për shtyp nga FSHF, kërkohet një i ri, Panuçi: Ejani me mini-fund dhe taka

Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi ka dalë sot në koferencë për shtyp në ambientet e FSHF, teksa është vënë re nga gazetarët mungesa e zëdhënsit për shtyp, Gerti Çarçanit.

Ky i fundit është larguar nga ky post dhe lajmin e ka dhënë pikërisht trajneri Panuçi.

Para fillimit të koferencës ai filloi të bënte batuta me gazetarët duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Panuçi u shpreh:

Ka ikur Çarçani, edhe pak do hapim audicionet për postin e zëdhënësit të ri. Por duhet të paraqiteni me mini-fund e me taka.
Nuk dihen ende rrethanat e këtij ndryshimi në stafin e FSHF, duke llogaritur se Çarçani në vitet e fundit ka mbuluar gjithë departamentin e informimit të publikut në institucionin e futbollit.