.

Vajza me origjinë nga Korça shpallet atletja më e mirë evropiane në Greqi

 

Është nga Korça, por jeton në Greqi bashkë me familjen.

Bëhet fjalë për atleten më të mirë greke.

Elina Xhengo, 16-vjeçe, është shpallur atletja më e mirë Europiane për muajin tetor. Xhengo është shpallur kampione bote në hedhje shtize, më 16 Tetor, në Olimpiadën e Argjentinës, ku ka thyer dhe rekordin botëror të disiplinës, pas shumë viteve, me 63,34 m. Një tjetër triumf për atleten 16-vjeçare të “Kentaurus” Halkidiki, titulli si Atletja më e Mirë e Europës për muajin tetor, nga Shoqata Europiane e Atletëve. Vlerësimi është arritur pas një votimi online, me ndihmën e mediave sociale, ku Elina Xhengo ka marrë 3.470 vota, duke lënë pas Jaroslava Mahucik nga Ukrania me 3150 vota dhe Aleksandra Naseva, Bullgari, me 2731 vota.

Media greke thekson dhe dobësinë e sistemit ligjor grek, sidomos në trajtimin e brezit të dytë të emigrantëve, pasi, megjithëse Elina Xhengo është lindur e rritur në Greqi, arriti të bëhet shtetase greke vetëm vitin e kaluar, kur ishte 15-vjeçe dhe atlete e arritur.