.

Suksesi i saj po kap majat! Këngëtarja shqiptare konfirmon bashkëpunimin me Eminem

Reperi Eminem është një nga më të suksesshmit dhe këngët e tij janë bërë gjithmonë hit.Së fundmi mësohet se ai do të bashkëpunojë me një nga këngëtaret më të talentuara me origjinë shqiptare, Rita Orën.
E ftuar në emisionin ‘Capital FM‘ në Londër, Rita ka bërë me dije se do të publikojë edhe një super bashkëpunim në albumin e saj ‘Phoenix‘.


Rita ka preferuar të mos japë detaje të tjera rreth këtij bashkëpunimi, por tha vetëm që “është në fazat e fundit dhe se nëse ia arrijmë ta publikojmë, do të jetë një hit i jashtëzakonshëm”.
Kënga e fundit që Rita ka publikuar, është “Let u love me”, që është pritur shumë mirë nga publiku.