.

52 grekë “non grata”, reagon Ministria e Jashtme greke: Presim sqarime nga Shqipëria

Në një konferencë të jashtëzakonshme ditën e sotme, zv.ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, deklaroi se janë bërë verifikime dhe 52 shtetas grekë janë shpallur non grata pas thirrjeve raciste që bënë ditën e djeshme në Bularat.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Jashtme greke.

Ministria e Jashtme e Greqisë ka bërë tani një deklaratë zyrtare ne lidhje me ngjarjet e sotme në Shqipëri ku thuhet: “Në këto çaste delikate presim që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve qe rendojnë klimën mes dy vendeve. Presim sqarime konkrete për vendimin e sotëm te autoriteteve shqiptare. Jemi te perkushtuar pro themelimit te marredhenieve bazuara ne mirebesim, por presim te njejtin qendrim edhe nga fqinjet tane”