.

Video/ Ceremonia mortore e Kostandin Kaçifas, protestuesit bllokojnë rrugën në Gjirokastër

Protestuesit të cilët morën pjesë ditën e sotme në varrimin e Kostandinos Kaficas, minoritarit grek që u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pas një dyluftimi me armë, kanë bllokuar rrugën nacionale në Gjirokastër.

“BalkanWeb” raporton se protestuesit bllokuan rrugën për disa minuta duke shkaktuar trafik të automjeteve.

Pelegrinazhi u nis nga varrezat me flamurin e madh ku shkruhejEpiri është Greqi, përshkuan gjithë rrugën dhe dolën më autostradë. Me ndërhyrjen e policisë, protestuesit u larguan duke liruar kështu rrugën.

“Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton, Kacifas drejton”, me këto thirrje 35-vjeçari Konstandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit.