.

Varrimi i Kaçifas/ Tsipras: Greqia bëri gjënë e duhur, ja çfarë na premtoi Shqipëria

Pas varrimit të minoritarit grek Kostandinos Kacifas ka reaguar kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras. Teksa ka folur në mediat greke ai shprehet mes tjerash se vendi i tij veproi siç duhej vepruar dhe se “Shqipëria na premtoi se autoritetet ndjekëse do të na japin një zbardhje të plotë në lidhje me këtë ngjarje shumë të pakëndshme.”

“Sot është një ditë zie për familjen dhe atdheun. Unë nuk dua të shtoj në një koment të veçantë. Unë siguroj se Greqia bëri gjënë e duhur që nga dita e parë. Shqipëria na premtoi se autoritetet ndjekëse do të na japin një zbardhje të plotë në lidhje me këtë ngjarje shumë të pakëndshme. Fakti i pakëndshëm na detyroi të harrojmë se fshati Bularat atë ditë ne ishim në varrezat ushtarake të heronjve tanë të rënë në Shqipëri pas 70 vjetësh të pranisë së ministrit grek të kulturës.

Ngjarje e pakëndshme, ne duhet të ecim përpara për t’i caktuar të drejtat minoritetit. Ne do të vazhdojmë në këtë dialog. Ne kemi vendosur një politikë për të zgjidhur problemet kronike në politikën e jashtme”, tha kryeministri grek.

Kujtojmë se Kaçifa u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në Bularat, në ditën Kombëtare të Greqisë.

Συνέντευξη στο κεντρικό δελτίο ειδήσεων του ALPHA

Συνέντευξη στο κεντρικό δελτίο ειδήσεων του ALPHA και τον Αντώνη Σρόιτερ.

Publiée par Alexis Tsipras sur Jeudi 8 novembre 2018